Please enter at least 3 characters.

Juve hedh hapin e parë në kërkim të tripletës (Video)

2017/05/Juventus-kupaitalise-e1495057548577.jpg
224:"Giorgio Chiellini alza la coppa Italia 17-05-2017 Roma Coppa Itaia Finale Tim Cup Juventus Vs Lazio Verona allo Stadio Olimpico di Roma. Match day Juventus Vs Lazio at the Olimpic Stadium in Rome. @ Marco Rosi / Fotonotizia
10:"Marco Rosi

Juventusi e ka mposhtur Lazion në finale të Kupës së Italisë në Stadio Olimpico (2-0) për ta fituar trofeun e parë të këtij sezoni.

Bianconerët bënë një paraqitje mbresëlënëse në gjysmën e parë, në të cilën i shënuan dy gola. Alex Sandro dërgoi një harkim të mrekullueshëm në zonë, të cilin e priti Dani Alves dhe me të parën e dërgoi topin në rrjetë (12’).

(Getty Images)

Pas disa intervenimeve të mrekullueshme të Thomas Strakoshës, Leonardo Bonucci shënoi golin e dytë për Juven (25’). Qendërmbrojtësi italian u gjend në vendin e duhur pas një tjetër harkimi nga Sandro.

(Juventus/Twitter)

Biancocelestët rrezikuan në pjesën e dytë me anë të Felipe Anderson e Ciro Immobile, por nuk ishin të aftë që t’i shkaktonin telashe kundërshtarit që bënte lojë të sigurt.

(Getty Images)

Kjo është hera e tretë radhazi që bardhezinjtë e fitojnë Coppa Italia dhe ata mbajnë rekord trofesh në këtë garë – 12 sosh.

(Getty Images)

Në ndërkohë, Juventusi është tri pikë larg titullit të Serie A kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, ashtu që në fundjavë mund ta festojë edhe Scudetton nëse fiton ndaj Crotones.

(Getty Images)

Për më shumë, Zonja e Vjetër luan edhe në finale të Ligës së Kampionëve (më 3 qershor kundër Real Madridit), prandaj mund ta kërkojë tripletën këtë edicion. /Telegrafi/