Please enter at least 3 characters.

Juve e nis me fitore mbrojtjen e titullit (Video)

2017/08/Juventus.jpg

Juventusi e ka nisur sezonin e ri në Serie A me një fitore bindëse ndaj Cagliarit me rezultat 3-0.  

Pas një asistimi nga Stephan Lichtsteiner, Mario Mandzukic me një goditje me vole e dërgoi topin në rrjet (12’).

(Twitter)

Mysfairët patën një shans për të barazuar nga penaltia, mirëpo Diego Farias dëhstoi të shënonte nga pika e bardhë (39’).

Paulo Dybala e dyfishoi epërsinë (45’+1), pas një topi shumë të mirë të dhuruar nga Miralem Pjanic dhe me avantazh prej dy golash, Zonja e Vjetër shkoi në pushim.

(Twitter)

Në gjysmën e dytë nuk mund të mungonte edhe goli i Gonzalo Higuain. Argjentinasi pranoi një top nga Alex Sandro në zonë dhe e shënoi golin e tretë (66’).

Epërsia e Bianconerëve ka mundur të jetë më e madhe, duke qenë se ata patën edhe shumë raste deri në fund të ndeshjes.

(Twitter)

Sido që të jetë, ky është një fillim i mbarë i kampionit që kërkon titullin e shtatë radhazi në Serie A. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5xf7br