Please enter at least 3 characters.

Juve dhe Atletico në kërkim të De Sciglios

2017/03/MattiaDeSciglio.jpg
199:"MILAN, ITALY - MARCH 14: Mattia De Sciglio signs autographs during The New Bomber Presentation at the Diesel Store on March 14, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Jacopo Raule/Getty Images for Diesel)
23:"Getty Images for Diesel

Mattia De Sciglio akoma nuk i ka nisur bisedimet për kontratën e re me Milanit, ndërsa Juventusi dhe Atletico Madridi janë duke u interesuar për shërbimet e tij.

Mbrojtësi i krahut ka kontratë me Rossonerët deri në verën e vitit 2018, ndërsa pronarët e rinj të klubit nuk do ta kenë prioritet rinovimin e tij në një të ardhme të afërt.

Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, është njeriu që e ka promovuar De Sciglion te Milani, ashtu që është duke menduar që ta transferojë te Zonja e Vjetër.

Edhe nëse strategu italian largohet, Bianconerët prapëseprapë planifikojnë të bëjnë ofertë për lojtarin.

Nga ana tjetër, edhe Atletico Madridi dhe Diego Simeone janë në kërkim të 24-vjeçarit, i cili mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. /Telegrafi/