Please enter at least 3 characters.

Justin Bieber, Drake dhe DJ Khaled lansojnë këngën “Popstar”

2020/09/Untitled-design.jpg

Pandemia coronavirus e ka bërë paksa të vështirë për Drake dhe DJ Khaled për të xhiruar klipin e këngës së re.

Sidoqoftë kësaj, dyshja i kishin ndihmuar bashkëpunëtorit të tyre, Justin Bieber, duke dërguar video të realizuara në kushte shtëpie, shkruan Daily Mail.

“Popstar” titullohet projekti i tyre muzikor, që u publikua vetëm disa ora më parë në të gjitha platformat digjitale.

Klipi fillon me disa skena të DJ Khaled, teksa duket se ai është duke i dërguar tek Drake.

Producenti i projektit kishte thënë se kënga nuk mund të lëshohej pa pjesën vizuale, pasi është një këngë shumë e suksesshme.

Deri më tani, bashkëpunimi i treshes ka arritur mbi dy milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/