Jumbo dhe Fondacioni Mane rinovojnë çerdhen në Ferizaj - Hapësirë e re lojërash për 300 fëmijë
Ky vit i ri e gjeti çerdhen “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj me hapësira të reja, të dedikuara për fëmijët. JUMBO, në bashkëpunim me Fondacionin Mane dhanë një kontribut domethënës për komunitetin lokal në Ferizaj, duke ndërtuar një hapësirë të re lojërash, më të sigurtë dhe funksional.
Projekti përfshin rinovimin e këndeve të lojës me lodra interaktive, shtëpiza edukative, hapësira për lojë kreative dhe elemente që nxisin zhvillimin motorik dhe social të fëmijëve. Projekti synon përmirësimin e kushteve për edukimin dhe zhvillimin e hershëm të më shumë se 300 fëmijëve.
Adelina Sylejmani, përfaqësuese e Jumbo thotë:
“Përmes projekteve të përgjegjësisë sociale, në bashkëpunim me Fondacionin Mane synojmë të krijojmë kushte më të mira për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Investimi në mjedise të sigurta dhe stimuluese është një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes së tyre.”
Ky projekt është një tjetër shembull i përkushtimit të JUMBO dhe Fondacionit Mane për të krijuar një të ardhme më të ndritur për komunitetet tona. Hapësira e re e lojërave është një dhuratë që reflekton vlera të forta dhe kujdes për fëmijët” – vijon ajo.
Ky projekt është pjesë e strategjisë afatgjatë të bashkëpunimit të Jumbo dhe Fondacionit Mane, për projektet sociale në të gjitha vendet ku vepron, duke përmirësuar kushtet e jetesës, veçanërisht të grupeve shoqërore në nevojë.
JUMBO është një kompani ndërkombëtare e cila operon në shitjen e lodrave, artikujve për bebe, artikujve sezonalë dhe dekorativë, produkteve për shtëpinë dhe më shumë.


