Please enter at least 3 characters.

'Jugohrom të përshpejtojë procesin e vendosjes së filtrave'

2016/01/komuna-e-tetov-euml-s-k-euml-rkon-mbylljen-e-jugohromit_hd.jpg

Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, i ka bërë thirrje udhëheqësisë së kombinatit metalurgjik ''Jugohrom'' që të përshpejtojë procesin e vendosjes së filtrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ky hap do të ishte plotësim i kushteve që ky gjigakt prodhues të fillojë të punojë përsëri. Ndërkaq, në lidhje me protestat e sotme të punëtorëve të Jugohromit, Ameti tha se i kupton plotësisht kërkesat e tyre dhe vuajtjet, por ritheksoi se vendimi ka qenë i vështirë.

Ai tha se vendimi për Jugokromin ishte një masë konkrete për uljen e nivelit të ndotjes në Tetovë./Telegrafi/