Please enter at least 3 characters.

Ju kujtohet kënga e Çiljetës me “Tingulli 3”, ajo do të vijë me tjetër këngë për të pasmet (Video)

2016/01/CiljetaXhilaga.jpg

Çiljeta Xhilaga ka treguar se është në realizim e sipër të një bashkëpunimi të ri që do t’i kushtohet të pasmeve të saj.

Këngëtarja nga Shqipëria ka thënë se bashkëpunimi do të vijë me dy njerëz – Kolin e OTR dhe Filloreta Reçin.

Gjatë pjesëmarrjes në një emision, fansat ia kanë rikujtuar Çilit duetin e para disa viteve me Getin dhe ajo ka treguar se është duke e bërë një tjetër këngë për adutët e saj.

“E në fakt do të rikthehem dhe do t’i këndoj për të dytën herë…”, ka thënë këngëtarja.

Njëherësh ajo ka theksuar se në vitin e ardhshëm pritet të vijë “Gangsta Love 2”. /Telegrafi/