Please enter at least 3 characters.

Ju ka zënë gjumi prapa timonit apo keni humbur vetëdijen, Volkswagen prezanton sistemin e ndihmës emergjente

2024/10/1-217.jpg

Volkswagen njoftoi disa javë më parë se si duhet të duket sistemi i tij i ardhshëm i ndihmës emergjente.

Siç mund ta shihni në një video të shkurtër nga Volkswagen, vetura do të di kur shoferi është pa ndjenja dhe sistemi do të marrë kontrollin e plotë të automjetit.

Me ndihmën e sinjaleve zanore, vetura do të përpiqet të zgjojë shoferin, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, sistemi do të marrë kontrollin e veturës dhe do ta parkojë atë në vendin e parë të sigurt dhe të lirë.

Megjithatë, Volkswagen thekson se kjo është teknologjia e së ardhmes.

Sa larg në të ardhmen? Ndoshta jo shumë larg, por ende nuk dihet saktësisht. /Telegrafi/