Jota më i miri: Vlerësimet e lojtarëve, Everton 1-4 Liverpool
01/12/2021
Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Evertonit si mysafir në derbi e qytetit me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 14-të të Ligës Premier.
Mohamed Salah shënoi dy herë, ndërsa nga një gol e kanë shënuar Jordan Henderson dhe Diogo Jota. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Demarai Gray.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes doli të jetë Jota me notën 8.3.
Pas tij u shquan Robertson, Henderson dhe Salah.
Liverpooli me këtë fitore mbetet në vendin e tretë më 31 pikë, pas Chelseat dhe Man Cityt.
Notat e lojtarëve të Everton dhe Liverpool
/Telegrafi/


