Please enter at least 3 characters.

Josa: Çaluam në organizim e lojës

2016/01/josa-ccedil-aluam-n-euml-organizim-e-loj-euml-s_hd.jpg

Trajneri bardhekuq deklaroi se nuk e priste një fund të tillë dhe se skuadra gaboi në organizim.

“Nuk e prisnim një rezultat të tillë dhe mund te them që jam shumë i mërzitur me ekipin. Krahët nuk funksionuan ashtu siç desha unë dhe kjo ndikoi edhe në lojë, ku ne vuajtëm shumë në organizimin e aksioneve.

Nëse ndeshja do kishte mbaruar 1-1 do ishte ndryshe dhe mendoj se ky do ishte rezultati i me i drejte i sfidës. Goli i dytë na i rrëzoi moralin dhe tashmë do të shkojmë në ndeshjen e kthimit me një mision shumë herë më të vështirë.

Në pjesën e dytë patëm një moment kur mund të shënonim dhe golin e dytë por nuk e arritëm dhe për këtë me vjen keq. Ndeshja e kthimit është shumë afër dhe ne do të shkojmë për të bërë lojën tonë edhe në ato 90 minuta të tjera”, u shpreh pas ndeshjes Mirel Josa. /Telegrafi/panorama/