Jordyn Woods i kthehet jetës publike pas skandalit të tradhtisë
23/03/2019
Pas skandalit të tradhtisë me Tristan Thompson, Jordyn Woods qëndroi disa kohë larg syrit të publikut.
Mbrëmjen e të premtes, ajo vendosi ti kthehet sërish jetës së natës. 21-vjeçarja u fotografua me një fund të shkurtër që nxirrte në pah linjat e saj, teksa po hynte në një lokal.
https://twitter.com/Brightly50/status/1109486739851223041
Mediat nuk kanë raportuar për shoqëruesit e saj, por ajo është shfaqur e buzëqeshur dhe e qetë duke marrë vëmendjen e paparacive.
Pas skandalit me bashkëshortin e Khloe Kardashian, Jordyn u largua nga familja më e famshme në botë, por vijon të jetojë si më parë.
Nuk dihet nëse shoqëria me Kylie Jenner ka pësuar krisje apo vijojnë të jenë mikesha të ngushta.


