Please enter at least 3 characters.

Jolevski: Vesna Dameva ende e ka mandatin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor

2022/12/Jolevski.jpg

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski sot komentoi ngjarjet në Këshillin Gjyqësor ku u votua për shkarkimin e kryetares, Vesna Dameva.

Jolevski për "TV21" tha se mendimi i tij personal është se ajo është ende kryetare aktuale.

“Unë mendoj se ajo ka ende mandatin e saj si presidente. Ajo është presidente derisa të kryhen të gjitha procedurat, gjegjësisht derisa të merret një vendim që do të publikohet në Gazetën Zyrtare”, thotë Jolevski./Telegrafi/