Please enter at least 3 characters.

Jolevski, Spasovski dhe Poposki: Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE

2016/10/Jolevski-Poposki-Spasovski.jpg

Republika e Maqedonisë nuk ka zgjedhje tjetër dhe se më fuqishëm do të vazhdojë me reformat në rrugën euroatlantike - anëtarësimin në NATO dhe BE dhe u tregua si partner i besueshëm në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Ky është qëndrimi i përbashkët i ministrave të punëve të brendshme, mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, respektivisht Oliver Spasovski, Zoran Jolevski dhe Nikolla Poposki, në konferencën e sotme ''Ndikimi i sfidave globale të sigurisë mbi Evropën dhe Ballkanin Perëndimor dhe mënyra e trajtimit'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca u organizua nga Sekretariati për çështje evropiane, si pjesë e projektit ''Sistemi i qëndrueshëm për trajnime të BE-së'', financuar nga Mbretëria Norvegjeze.

Kontributi i Maqedonisë në misionet e paqes në Afganistan dhe Bosnjë e Hercegovinë, tregon se vendi është një partner serioz i bashkësisë ndërkombëtare në vendosjen e paqes dhe sigurisë në botë./Telegrafi/