Please enter at least 3 characters.

JoJo Siwa zbulon se si miqësia me Chris Hughes u kthye në dashuri: Jam shumë me fat

5:"FILMA

JoJo Siwa ka konfirmuar publikisht lidhjen me ish-yllin e Love Island, Chris Hughes, duke ndarë për herë të parë momentin kur miqësia e tyre u kthye në romancë.

22-vjeçarja tha në podkastin 'Rosebud' se ndjenjat për Chris nisën të ndryshonin pas daljes nga shtëpia e Celebrity Big Brother, ku u takuan për herë të parë në prill.

"Nuk doja të bija në dashuri me të, por nuk mund ta ndaloja. Dhe rezultoi se ai ndjente të njëjtën gjë”, u shpreh ajo, shkruan DailyMail.

JoJo dhe Chris po planifikojnë tatuazhe të njëjta si kujtim nga eksperienca e tyre në CBB, përfshirë një shkop bambuje që përfaqëson lidhjen e tyre.

Ajo mban ende një unazë që ai i dhuroi gjatë spektaklit.

Aktorja dhe këngëtarja e quajti Chris-in “personi i saj i preferuar në botë” dhe shtoi se familja e saj e adhuron: “Mami im nuk ka qenë kurrë kaq e lumtur, dhe babi është bërë shok i ngushtë me të – shkuan madje në spa bashkë".

Pavarësisht diferencës 10-vjeçare në moshë, JoJo tha se prindërit e saj e mbështesin plotësisht marrëdhënien.

Tani ajo është e lumtur që mund të flasë hapur për lidhjen dhe po mendon të shkruajë këngë për Chris-in.

“Është e bukur mënyra si ndodhi. Thjesht ndodhi... një rastësi e mrekullueshme,” tha ajo, duke përmendur se fjala "rastësi" (serendipity) është bërë një simbol i lidhjes së tyre. /Telegrafi/