Jo vetëm Rodri dhe Haaland, Real Madridi planifikon të ‘sulmojë’ Man Cityn edhe për tre yje tjerë
Largimi i Pep Guardiolës nga Manchester City në fund të sezonit mund të tronditë dhomat e zhveshjes dhe madje të shtyjë disa yje të profilit të lartë drejt një largimi.
Sipas Diario Sport, Real Madridi po planifikon ta shfrytëzojë këtë situatë, duke i renditur disa yje të Cityt si objektiva të mundshëm në atë që mund të jetë një tjetër shpenzim i madh gjatë verës.
Rodri mbetet në krye të listës së dëshirave të Madridit, me kontratën e tij me Cityn që skadon vitin e ardhshëm.
Los Blancos janë në kërkim të një kontrolluesi të nivelit të lartë të mesfushës, dhe reprezentuesi spanjoll ka zbuluar dëshirën e tij për të luajtur për ta. Nënshkrimi i tij varet nga vendimi i trajnerit të ri Jose Mourinho.
Erling Haaland mbetet një objektiv ëndrrash për Los Merengues, veçanërisht nëse njëri nga Vinicius Junior ose Kylian Mbappe largohet këtë verë. Largimi i Guardiolës mund ta detyrojë sulmuesin norvegjez të rishqyrtojë të ardhmen e tij te City.
Megjithatë, pengesa më e madhe është kontrata e tij e gjatë deri në vitin 2034, që do të thotë se do të duhet një tarifë rekord botëror për ta larguar atë nga gjigantët e Ligës Premier.
Përveç Rodrit dhe Haalandit, edhe yje tjerë si mbrojtësi Josko Gvardiol dhe mesfushorët Tijjani Reijnders dhe Bernardo Silva janë gjithashtu në radarin e Real Madridit. /Telegrafi/


