Please enter at least 3 characters.

"Jo" parave, "po" Liverpoolit – Isak po pret ofertën e Reds, pasi refuzoi "çmendurinë" arabe

Sulmuesi i Newcastle United, Alexander Isak, ka refuzuar një ofertë të jashtëzakonshme kontrate me vlerë rreth 700 mijë euro në javë, por ai vazhdon t'i shqyrtojë opsionet e tjera gjatë kësaj vere, pavarësisht se ka edhe tre vite kontratë të mbetura me klubin anglez.

Isak i ka bërë të qartë Newcastles që javën e kaluar se nuk është i prirur të vazhdojë me çdo kusht dhe se dëshiron të shqyrtojë mundësitë për një hap të madh në karrierë.

25-vjeçari suedez, për të cilin Newcastle shpenzoi rreth 74 milionë euro në vitin 2022, ka shpërthyer sezonin e fundit duke shënuar 27 gola në të gjitha garat, ndihmuar klubin të fitojë Kupën Carabao dhe të sigurojë rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas Fabrizio Romanos, Liverpooli është gati të bëjë një ofertë rekord për të siguruar shërbimet e Isakut, sidomos pas largimit të Luis Diaz që ka liruar hapësirë në repartin ofensiv.

Isak është i prirur për transferimin në "Anfield" dhe më nuk është në bisedime me klubet saudite dhe duket se ka vetëm një destinacion në mendje: Liverpoolin.

Tashmë gjithçka varet nga Newcastle, ndërsa "The Reds" po presin në prapavijë, por janë të gatshëm të veprojnë fuqishëm me një ofertë historike. /Telegrafi/