Please enter at least 3 characters.

Jeton Nixha për sekretar të FBK-së?

2016/01/f.0821181439106_210.jpg

Propozimi i këtij të fundit për ta emëruar Nixhën në këtë post e ka marrë ‘aminin’ e drejtuesve të klubeve, njofton një burim i besueshëm i Expressit.

Belegu, nëse i fiton zgjedhjet për kryetar, ku do ta ketë kundërkandidat Blerim Vuniqin, ka paralajmëruar se do ta ndërrojë komplet strukturën udhëheqëse të shtëpisë së basketbollit kosovar.

Me këtë rast, edhe sekretari i përgjithshëm aktual, Nazmi Paçarada mund të largohet, prandaj Jeton Nixha mund të arrijë në vend të tij.

Mirëpo, disa orë më parë, Bordi i FBK-së, me aq anëtar sa ka mbetur, ka insistuar se struktura udhëheqëse e FBK-së nuk duhet të ndërrohet, pasi që dorëheqje ka dhënë vetëm kryetari Fatmir Gashi dhe në vend të tij duhet emëruar një kryetar i ri, asgjë më shumë, njofton Express.

Gjithçka mbetet të shihet pas 24 gushtit, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për kryetar të FBK-së. /Telegrafi/