“Jetimat e Ballkanit" në Prizren çdo ditë shtrojnë iftar falas për 310 persona
06/05/2019
Përfaqësuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati iftarin e parë të këtij Ramazani e ka pritur në kuzhinën humanitare, të cilën e ka hapur kjo organizatë vite më parë në Prizren.
Kastrati në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar se iftarin e parë e ka pritur në kuzhinën ku ushqehen 310 persona, transmeton Telegrafi.
Kuzhina humanitare është hapur në Prizren më shumë se shtatë vjet, aty ofrohet ushqim falas për njerëzit në nevojë.
Postimi i plotë:"Agjërim të pranuarIftari i pare ne Kuzhinën tone ku ushqehen 310 personaBamirës Zoti ju shpërbleftë", ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/


