Please enter at least 3 characters.

Jessica Alba konfirmon lidhjen me aktorin 12 vjet më të ri

Jessica Alba (44 vjeçare) dhe partneri i saj i ri, aktori Danny Ramirez, i cili është 12 vjet më i ri se ajo, e kaluan fundjavën në New York, ku ndoqën së bashku finalen e US Open për meshkuj.

Çifti, për të cilët përflitet se janë në një lidhje që nga korriku, nuk e mbajtën sekret afërsinë e tyre ndërsa shikonin triumfin e Carlos Alcaraz nga tribunat.

Marrëdhënia u konfirmua fillimisht nga një burim i afërt me revistën People në korrik, rreth pesë muaj pasi Alba kërkoi divorcin nga bashkëshorti Cash Warren, me të cilin ka tre fëmijë.

Jessica caktoi datën e përfundimit më 27 dhjetor 2024.

Warren gjithashtu zbuloi së fundmi për publikun një lidhje të re, me modelen Hana Sun Doerr, 21 vjet më të re se ai.

Sa i përket karrierës, Ramirez së fundmi u shfaq në filmin e Marvel "Captain America: Brave New World" dhe në sezonin e dytë të serialit "The Last of Us".

Rikthimi i tij pritet gjithashtu në filmin e ri "Avengers: Doomsday", i planifikuar për në fund të vitit 2026.

Alba, nga ana tjetër, së fundmi luajti në filmin "Trigger Warning" (2024), dhe projekti i saj i radhës është filmi "Maserati: The Brothers". /Telegrafi/