Please enter at least 3 characters.

Jerome Boateng i thotë 'jo' Manchester Unitedit, shkak paga e ultë e ofruar

2018/08/GettyImages-611266616.jpg
285:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 28: Jerome Boateng of FC Bayern Muenchen looks on prior to the UEFA Champions League Group D match between Club Atletico de Madrid and FC Bayern Muenchen at Vicente Calderon Stadium on September 28, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Jerome Boateng me gjasë do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munichut edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës gjermane Bild, mbrojtësi gjerman që ishte në kërkim të një skuadre të re për ta vazhduar karrierën, nuk do të kalojë në Angli.

Mësohet se Boateng i ka thënë jo ofertës së Manchester United të Jose Mourinhos.

Jerome Boateng do të mbetet me gjasë te FC Bayern Munchen (Getty Images)

Mbrojësi e ka telefonuar vetë tajerin portugez dhe e ka falënderuar për ofertën, , por i ka treguar që do të qëndrojë në Mynih.

Arsyeja pse Boateng nuk kaloi në Angli, ka qenë paga jo bindëse, pasi ai do ta linte Bayernin për të fituar shumë më shumë se sa që fiton aktualisht .

Jose Mourinho e pëlqente mbrojtësin gjerman (Getty Images)

Nuk dihen ende shifrat e sakta, por sipas medieve angleze, Manchester Unitedi i ka ofruar 8 milionë euro pagë, ndërsa mbrojtësi kërkon diku te 10 milionë euro.

Baoteng ka qenë i lidhur edhe me një kalim te PSG, por që ka dështuar. /Telegrafi/