Jepen çmimet “Katarina Josipi” – Kabashi dhe Kurtalani fitues të këtij viti
15/12/2025
Sot Ministria e Kulturës mbajti ceremoninë e dhënies së çmimeve për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2025.
Astrit Kabashi u shpall fitues i çmimit të parë për dramën “Lufta”, ndërsa fitoi edhe çmimin e dytë për dramën “Pse ke frikë”. Çmimin e tretë e mori Florent Kurtalani për dramën “Kurora”.
Konkursi “Katarina Josipi” synon të vlerësojë dhe të promovojë krijimtarinë dramatike në gjuhën shqipe, duke mbështetur autorët vendorë dhe zhvillimin e dramaturgjisë bashkëkohore.
Çmimi, i emëruar në nder të një prej figurave më të shquara të teatrit shqiptar, përfaqëson një nga njohjet më të rëndësishme në fushën e artit dramatik në Kosovë. /Telegrafi/


