Please enter at least 3 characters.

Jep dorëheqje shefi i Boeingut, shkak kriza e 737 Max-ve

2019/07/boeing_737_max.jpg
292:"RENTON, WA - DECEMBER 8: A winglet on the first Boeing 737 MAX airliner is pictured at the company's manufacturing plant, on December 8, 2015, in Renton, Washington. The plane is the newest, most fuel efficient version of Boeing's best-selling plane. (Photo by Stephen Brashear/Getty Images)
16:"Stephen Brashear

Kryeekzekutivi i Boeingut, Dennis Muilenburg ka dhënë dorëheqjen, teksa kompania po kalon krizë lidhur me aeroplanët e saj "737 Max".

Ndryshimi në drejtimin e kompanisë bëhet pas njoftimit të Boeingut javën e kaluar se do të ndalojë prodhimin e tipit Max gjatë muajit të ardhshëm, përcjell Telegrafi.

Fluturimet e këtij tipi avioni në mbarë botën u pezulluan në mars pas dy rrëzimeve vdekjeprurëse.

Muilenburgu shprehu ngushëllime për viktimat e të dy aksidenteve.

"Neve të Boeingut na vjen keq për jetët e humbura në aksidentet e fundit të aeroplanëve 737 Max. Këto tragjedi vazhdojnë të peshojnë shumë në zemrat dhe mendjet tona dhe ne u shprehim ngushëllimet tona njerëzve të dashur të udhëtarëve dhe të ekuipazhit në bordin e aeroplanit të fluturimit 610 të kompanisë Lion Air dhe të fluturimit 302 të Ethiopian Airlines", shprehet ai.

Në një deklaratë të kompanisë thuhet se ndryshimi në udhëheqjen e saj është i nevojshëm për të rikthyer besimin e publikut te Boeingu.

Kryetari i tanishëm David Calhoun do të marrë zyrtarisht postin e Muilenburgut më 13 janar 2020. /Telegrafi/