Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez shkëlqen në Beverly Hills, në një dalje elegante krah djalit të saj Max

Jennifer Lopez, 56 vjeçe, u shfaq rrezatuese gjatë një daljeje elegante në Beverly Hills, ku u shoqërua nga djali i saj adoleshent, Max, 17 vjeç.

Këngëtarja dhe aktorja u pa teksa mbërrinte në hotelin ikonik Beverly Hills, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj plot stil.

Lopez kishte zgjedhur një fustan të gjatë prej sateni me dekolte të thellë, i kombinuar me detaje delikate dantelle dhe këpucë elegante me majë të hapur, shkruan DailyMail.

Pamjen e plotësoi me bizhuteri minimaliste prej ari, syze dielli moderne dhe një çantë ngjyrë kafe, ndërsa flokët i kishte të ndara në mes dhe të lëshuara mbi supe.

Artistja mbërriti në hotel me një SUV luksoz dhe u pa duke i mbajtur derën hapur Max-it, në një moment të thjeshtë por plot ngrohtësi.

Jennifer Lopez është nënë e binjakëve Max dhe Emme, të cilët i ka nga martesa me Marc Anthony, dhe më 22 shkurt ata do të festojnë 18-vjetorin e lindjes.

Në intervista të mëparshme, Lopez ka treguar se fëmijët e saj e mbështesin karrierën, por mbi të gjitha e duan praninë e saj si nënë, duke theksuar se për ta, momentet familjare janë më të rëndësishme se fama. /Telegrafi/