Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez planifikon të martohet me Alex Rodriguez

2019/05/JenniferAlexR-2-e1557344595990.jpg
276:"BEVERLY HILLS, CA - FEBRUARY 24: Jennifer Lopez (L) and Alex Rodriguez attend the 2019 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 24, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të ndjekë zemrën e saj, ndërsa Jennifer Lopez i ka treguar Savannah Guthrie në Today se megjithëse kishte tri shkurorëzime, gjithmonë planifikonte të martohej sërish.

49-vjeçarja para një muaji është fejuar me ish-bejsbollistin Alex Rodriguez dhe pranoi se dëshiron "të plaket me dikë".

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

"Unë dua ta kaloj jetën time me dikë. Dua të plakem me dikë. Mendoj se ky është qëllimi, apo jo? Për të gjetur një partner për të ecur nëpër këtë gjë të çmendur me të?", ka theksuar aktorja dhe këngëtarja.

"Ne jemi të kompletuar me njëri-tjetrin. Ai është mbështetës. Ai më lejon mua të bëj çfarë të dua. Ne vetëm duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin", ka thënë më tutje Lopez.

Theksojmë se Alex është gjashtë vite më i ri se J.Lo, dhe së bashku çifti janë njohur në vitin 2017. /Telegrafi/