Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez duket më atraktive tani se para një dekade

2019/01/j4-e1547642396125.jpg
203:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 09: Jennifer Lopez attends the 2018 American Music Awards at Microsoft Theater on October 9, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images For dcp)
20:"Getty Images For dcp

Është kthyer në trend tashmë sfida më e re në rrjetet sociale, për të publikuar fotografi të 10 viteve më parë, duke i krahasuar me ato të tanishmet.

Një gjë të tillë e kanë bërë shumë prej super yjeve botërore, por ata shqiptarë.

Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, vendosi që në rrjetin social Instagram të pranojë gjithashtu këtë sfidë.

Ajo bëri krahasimin mes dy fotografive të realizuara një në vitin 2008, dhe një tjetre në 2018-n.

Fotografia e vitit 2008 e shfaqte atë shtatzënë dhe me barkun e rrumbullakosur, gjersa kishte një stil më të zbehur nga ai që ka ditëve të sotme.

Ndërkohë që në 2018-n, këngëtarja ka pozuar me bikini duke treguar linjat perfekte, ndonëse është rreth të pesëdhjetave.

Komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, nga të cilat shumica shprehin mendimin se ajo është nga ato personazhe që me kalimin e kohës bëhet vetëm më atraktive.

Fotografia e publikuar nga vet artistja e dëshmon këtë gjë. /Telegrafi/