Please enter at least 3 characters.

“Jemi të bekuar me ty”, urimi i veçantë i bashkëshortes në ditëlindjen e 29-të të Granit Xhakës

2021/09/221293343_1260465887720994_3790527036128020028_n-e1632754970637.jpg

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, feston sot (e hënë) ditëlindjen e 29-të.

Me këtë rast urimet dhe dedikimet ndaj tij kanë qenë të shumta në rrjete sociale nga miqtë e dashamirët.

Një të tillë dhe më special e pranoi edhe nga bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj-Xhaka.

Leonita Lekaj (Foto: Instagram)

Kjo e fundit ka zgjedhur një fotografi të futbollistit ku shfaqet së bashku me dy vajzat e tyre.

“Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time. Faleminderit për gjithë të qeshurat dhe dashurinë që na ke dhuruar mua dhe vajzave tona, ne jemi të bekuar që ju kemi. Të dua”, kanë qenë fjalët e Leonitës.

Të njëjtit përndryshe janë së bashku që shumë vite dhe tani ndajnë dy vajzat: Laneya dhe Ayana.

Çifti ndërkaq jetojnë dhe veprojnë në Zvicër për shkak të profesionit të Xhakës. /Telegrafi/