Please enter at least 3 characters.

“Jemi me ty Shqipëri Etnike” - një dron mbi shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për Stresin

2023/01/collage-2-6-scaled.jpg

Arkimed Lushaj - Stresi ditën e sotme (e mërkurë) është befasuar në Big Brother VIP Kosova.

Atij i është dërguar një dron mbi shtëpinë e famshme të Kosovës, ku thuhet: “Jemi me ty Shqipëri Etnike”.

Befasia duket t’i jetë bërë nga disa miq të ngushtë të artistit, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky është droni i parë që ka kaluar mbi shtëpinë e njohur, meqë deri më tani nuk është bërë ndonjë surprizë.

Stresi dukej i befasuar ndërsa pyeste banorët se kush e kishte bërë këtë, por pa aluduar në ndonjë emër.

36-vjeçari ndërkaq cilësohet një lojtar i fortë në këtë format, i cili në disa raste është zgjedhur edhe ‘lideri i shtëpisë’.

Foto: Screenshot/Instagram

I fundit që u largua nga BBVK ishte Getinjo, që kërkoi nga produksioni të dilte me dëshirë pasi e kishte përfunduar misionin.

Ai theksoi se nuk ishte futur në Big Brother për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/