Please enter at least 3 characters.

Jazz pas vazhdimeve mposhtin Rocketsat (Video)

Loja më e mirë është shfaqur në palestrën Vivint Smart Home Arena të Utah Jazz, e cila vetëm pas vazhdimeve prej pesë minutash triumfoi 117:114 kundër Houston Rockets.

Paraprakisht, takimi në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 106:106, transmeton Telegrafi.

Jazz triumfuan në saje të një paraqitje të mirë të Gordon Hayward, i cili shënoi 28 pikë në ndeshje dhe Derrick Favors me “double-double” prej 19 pikësh dhe 12 kërcimesh.

Në anën e ekipit të Rockets basketbollisti më efikas ishte James Harden me 42 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, por të cilat nuk i ndihmuan skuadrës teksasiane të shënojë fitore.

Pas kësaj fitoreje, Jazz ka bilanc të barabartë sa i përket humbjeve dhe fitoreve, nga 28 sosh. Me këtë humbje, Rockets ka 29 pësime dhe 28 fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:
Philadelphia 76ers - Orlando Magic 115:124
Washington Wizards - New Orleans Pelicans 109:89
Denver Nuggets - Sacramento Kings 110:114
Portland TraiBlazzers - Brooklyn Nets 112:104