Please enter at least 3 characters.

Java nis me mot të vranët dhe me shi

2023/04/Moti-Koha-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë fillon me mot të vranët dhe me reshje shiu.

Mot i ngjashëm pritet të na shoqëroj deri të premten.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë, kurse maksimalet nga 21 deri në 27 gradë Celsius.

Parashikimi për pesë ditët:E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.E martë –Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.E mërkurë-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare./Telegrafi/