Jashtë forme apo i lodhur? Simone Inzaghi pritet ta lë në bankën rezervë Lautaro Martinezin
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez nuk pritet të jetë pjesë e formacionit fillestar të Simone Inzaghit kur Interi do të përballet me Manchester Cityn në stadiumin “Etihad” në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma. Në vend të kësaj, Inzaghi pritet t'i japë një mundësi afrimit të verës Mehdi Taremi, që do të jetë ndeshja e parë e iranianit në Ligën e Kampionëve për Nerazzurrët. Atij do t'i bashkohet Marcus Thuram në formacionin 3-5-2. Pavarësisht se përfundoi si “Capocannoniere” në Serie A sezonin e kaluar, Lautaro Martinez nuk e ka gjetur ende rrjetën për Interin këtë sezon, pas një vere të ngarkuar me Argjentinën, ku fitoi Kupën e Amerikës dhe duke përfunduar si golashënuesi kryesor i kompeticionit.
Me një javë të ngarkuar përpara, Lautaro Martinez është në garë për të rimarrë pozicionin e tij statues për Derby della Madonnina kundër Milanit në Serie A të dielën. /Telegrafi/


