Please enter at least 3 characters.

Jarrell Miller dështoi në testin anti-doping, Luis Ortiz favorit për t'u ndeshur me Joshuan

2019/04/AnthnonyMiller-2.jpg
389:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: (L-R) Joe Markowski, Rob McCracken, Anthony Joshua, Eddie Hearn, Adam Smith, Dmitry Salita and Jarrell Miller during an Anthony Joshua and Jarrell Miller Press Conference ahead of their fight in June 2019 for the IBF, WBA and WBO heavyweight titles at Hilton London Syon Park on February 25, 2019 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Promovuesi Eddie Hearn ka bërë të ditur se Luis Ortiz është zgjedhja e parë e Anthony Joshuas për ta zëvendësuar Jarrell Millerin, në debutimin e britanikut në Amerikë këtë verë.

Miller rrezikon pezullim njëvjeçar nga boksi për shkak se ka dështuar në testet anti-doping në muajin mars, ndërsa Hearn është duke kërkuar kundërshtar potencial për kampionin e unifikuar në meçin e caktuar më 1 qershor në Madison Square Garden.

Anthony Joshua dhe Jarrell Miller (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

"(Ortiz) ishte emri i parë që ma dha mbrëmë. I telefonova dhe i thash: 'Mik, kam lajme të tmerrshme, Miller ka dështuar në testin anti-doping'".

"Ai nuk u duk i befasuar. Më tha: 'Në rregull, kush është në radhë?'. E pyeta se kë e dëshironte dhe ai më tha kushdo që të jetë, pa kurrfarë problemi", ka treguar Hearn për IFL TV.

Më tej, promovuesi i AJ ka treguar se janë shitur mbi 17.000 bileta dhe se 10.000 britanikë do të udhëtojnë në SHBA për ta shikuar meçin. /Telegrafi/