Please enter at least 3 characters.

Japonezët shtrembërojnë dhëmbët për tu dukur më të bukura (Video)

2016/01/f.0929092815265_m.jpg

Ordinanca stomatologjike në Tokio ofron shërbime për shtrembërimin e dhëmbëve, që besoni ose jo është trendi më i ri në Japoni, shkruan Oddity Central.

Dentisti që i kryen këto ndërhyrje i thekson dhëmbët e syrit duke i shtrembëruar dhe zgjatur. Këtë trend të pazakontë e quajnë “Yaeba”, ndërsa ka kohë që yjet japoneze me krenari tregojnë dhëmbët e shtrembër pasi kjo i bënë ata të popullarizuar.

“Yaeba” ka vite që është “in”, por tash së fundi është hapur edhe një ordinancë e cila po bën alamet pasuri nga ky biznes. Nëse nuk ekzistojnë dhëmbët e syrit, atëherë dentistët i vendosin dhëmbët artificial për t’i zgjatur pak. /Telegrafi/