Please enter at least 3 characters.

Janevska: Ligji për Arsimin e Lartë është përmirësuar në ENER

vesna janevska
vesna janevska
vesna janevska

“Është pranuar propozimi për uljen e numrit të punimeve shkencore të kërkuara për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve", deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në lidhje me Ligjin e ri për Arsim të Lartë.

Ajo gjithashtu tha se është hequr një anëtar nga Qeveria, edhe pse kjo nuk ishte domosdoshmëri dhe se prania e tij nuk cenonte autonominë e Këshillit të Universiteteve.

"Është pranuar kërkesa e profesorëve që baza “Scopus” të jetë relevante për shkencat sociale dhe humane pa përjashtuar bazën “Ueb of Science”. Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë do të hartojë një bazë tjetër të revistave për publikimin e punimeve, e cila gjithashtu do të pikëzohet gjatë zgjedhjes së kuadrit mësimor në tituj më të lartë akademikë”, deklaroi Vesna Janevska, minister e Arsimit.