Please enter at least 3 characters.

Janë vetëm 10 lojtarë që i kanë fituar si Ligën e Kampionëve ashtu edhe Copa Libertadores – në listë emra të mëdhenj që dominuan futbollin

2019/11/1200-1-1.jpg

Finalja e Copa Libertadores të shtunën në mbrëmje prodhoi një nga pesë minutat më të çmendura të futbollit që ndoshta kemi parë ndonjëherë.

River Plate ishte duke fituar 1-0 deri në fundin e ndeshjes, por Flamengo ua mori atë nga duart, duke i thyer zemrat e argjentinaseve.

Sulmuesi brazilian Gabriel Barbosa barazoi në minutën e 89-të, përpara se të shënonte edhe një herë dy minuta më vonë.

Futbolli i Amerikës së Jugut gjithmonë garanton argëtim dhe spektakël dhe dita e ditës po fillon të fitojë më shumë popullaritet edhe në të gjithë Evropën.

Finalja e Copa Libertadores madje u shfaq drejtpërdrejt në BBC 2 në Angli, pasi CONMEBOL po kërkon të depërtojë edhe në tregun evropian.

Gabriel Barbosa. (Photo by Manuel Velasquez/Getty Images)

Duke marr parasysh këtë fakt, cilët janë lojtarë që kanë ngritur çmimet më të mëdha të futbollit të klubit, si në Amerikën e Jugut ashtu edhe në Evropë?

Epo, do të habiteni kur do ta kuptoni që vetëm 10 lojtarë kanë fituar si Copa Libertadores ashtu edhe Ligën e Kampionëve në karrierën e tyre.

10 fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Copa Libertadores

Rafinha - Bayern Munich dhe Flamengo

Neymar - Barcelona dhe Santos

Walter Samuel - Inter Milan dhe Boca Juniors

Dida - AC Milan dhe Gremio

Danilo - Real Madrid dhe Santos

Ronaldinho - Barcelona dhe Atletico Mineiro

Juan Pablo Sorin - Juventus dhe River Plate

Cafu - AC Milan dhe Sao Paolo

Carlos Tevez - Man Utd dhe Boca Juniors

Roque Junior - AC Milan dhe Palmeiras

/Telegrafi/