Please enter at least 3 characters.

Janë ndërtuar 55 salla të reja sportive për shkolla

2016/03/Salla.jpg

Nga projekti „Ndërtimi dhe pajisja e 145 sallave sportive shkollore“, deri tani janë ndërtuar 55 salla në tërë territorin e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur në konferencën e sotme të mbajtur nga Spiro Ristovski, zv. ministër për arsim dhe shkencë.

Ai shtoi se 7 salla të reja sporti janë në ndërtim e sipër, ndërkaq deri në fund të vitit do të nisin punimet edhe për 7 salla tjera, ndërkaq ky projekt duhet të përfundojë për dy deri tre vite.