Janë bërë një vit, Arbenita Ismajli thotë se po i bën mirë jetesa në Dubai
Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka arritur një moment të veçantë personal, pasi ka kaluar një vit që prej kur u zhvendos në Dubai së bashku me vajzën e saj, Ninën.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka shprehur emocionet e saj të thella lidhur me këtë periudhë.
“Ka kaluar një vit që kur u zhvendosem në Dubai dhe të shoh ty duke u rritur më shëron thellësisht”, ka shkruar ajo.
E ardhja në Dubai vjen pas një periudhe sfiduese për Arbenitën, e cila ka pasur mosmarrëveshje të shumta me ish-partnerin dhe reperin Fero, lidhur me kujdestarinë dhe takimet me vajzën.
Sfida kulmoi muaj më parë kur Gjykata Themelore në Gjilan lëshoi një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj.
Hetimet ndaj Arbenitës kishin nisur në qershor të këtij viti nga Prokuroria Themelore në Gjilan, pasi dyshohej se ajo nuk kishte respektuar vendimin e gjykatës për takimet e vajzës me babanë.
Këto ngjarje patën një ndikim të madh në jetën personale dhe publike të Arbenitës, duke e vënë atë në qendër të medias dhe opinionit publik.
Megjithatë, pas zhvendosjes në Dubai, Arbenita duket të ketë gjetur një ambient më të qetë për të përqendruar vëmendjen tek rritja dhe kujdesi për vajzën e saj. /Telegrafi/


