Please enter at least 3 characters.

James Rodriguez tundohet, mbërrin në zyrat e Realit ofertë e lartë nga MLS

2020/04/GettyImages-1179190693.jpg
266:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 05: James Rodriguez of Real Madrid celebrates after scoring his team's 4th goal during the Liga match between Real Madrid CF and Granada CF at Estadio Santiago Bernabeu on October 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

James Rodriguez do të largohet në verë nga Real Madridi, por e ardhmja e tij ende është në pikëpyetje.

Mesfushori kolumbian nuk preferohet nga trajneri Zinedine Zidane, ndërsa ofertat për të nuk mungojnë.

Skuadrat e Ligës Premier si Everton, Arsenal e Tottenham Hotspur kanë shprehur interesim për kolumbianin.

Por së fundmi një ofertë mjaftë të mirë i ka ardhur Real Madridit dhe lojtarit nga kampionatin amerikan MLS.

James Rodriguez. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Los Angeles Galaxy ka ofruar 30 milionë euro te Reali, ofertë që po vlerësohet nga Los Blancos.

Ndërkohë për James është një kontratë katër vjeçare me pagë vjetore prej 8,5 milionë eurove neto në sezon.

Si lojtari ashtu edhe Reali janë tunduar nga kjo ofertë dhe shumë lehtë ky transferim mund të kompletohet.

Galaxy pas largimit të Ibrahimovic e mori Javier Chichariton, mirëpo synojnë që meksikanit t’ia shtojnë edhe një yll në skuadër për tu bërë ndër ekipet pretendente për titullin. /Telegrafi/