"Jam Selin, më kreh pak flokët”, Salsano Rrapi ironizon me Mirin teksa qëndrojnë mbi krevat
Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, banorët pritën musafirë.
Disa nga ish-banorët, si Kiara Tito, Rozana Radi dhe Ilnisa Agolli, Jul Deda, si dhe shumë prezantues si Salsano Rrapi, Erjona Rusi, Nevina Shtylla e shumë të tjerë, ishin të pranishëm.
Në shtëpi ndryshoi atmosfera dhe ajo u mbush me shumë gjallëri.
Në një moment, të gjithë shkuan në dhomën e gjumit, dhe Salsano, i cili njihet për humorin e tij, u shtri në shtrat. Ai mori Mirin dhe shkuan te krevati.
Miri filloi të qeshte dhe tha: “shkon në finale direkt”, duke ironizuar situatën e krevatit që Miri kishte me Selinin.
Salsano u shtri me Mirin dhe tha: “jam Selin, më kreh pak flokët”.
Ndërsa ata që ishin afër shpërthyen në të qeshura, ndërsa Miri i lëmonte kokën, edhe pse Salsano nuk ka flokë.
Duket se një ditë para finales, banorët po shijonin momente argëtuese. /Telegrafi/


