“Jam penduar” – Olsi Bylyku tregon si ndryshoi tatuazhin e bërë për Egli Takon
Olsi Bylyku ka folur sërish për marrëdhënien e tij të dikurshme me Egli Takon, duke ndalur tek një nga vendimet për të cilat sot pranon se ndihet i penduar.
Aktori i humorit tregoi se ka ndryshuar një tatuazh që kishte realizuar gjatë kohës kur ishte në lidhje me Eglin, pasi ai mbante një simbolikë sentimentale nga ajo periudhë.
Bëhej fjalë për një tatuazh me formën e gjysmë hënës dhe gjysmë diellit, i cili lidhej drejtpërdrejt me historinë e tyre të dashurisë.
Me kalimin e kohës, Olsi ka vendosur ta modifikojë atë, duke e zëvendësuar me një maskë aktrimi, simbol që sot e përfaqëson më shumë.
“Jam penduar për një tatuazh që kam pasur me ish-partneren dhe e kam ndryshuar. Ka qenë një gjysmë hëne dhe gjysmë dielli, tani kam bërë një maskë të aktrimit”, u shpreh ai në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.
Edhe Egli Taku kishte folur më herët për këtë tatuazh, duke theksuar se edhe pse fillimisht ishte realizuar si një “couple tattoo”, sot për të vazhdon të ketë kuptim personal.
Ajo ka treguar se tatuazhi i saj përfaqëson dallgët e detit dhe perëndimin, pamjen që ajo e konsideron më të bukur në botë, ndërsa ka shtuar se ajo kishte diellin dhe Olsi hënën.
Olsi Bylyku dhe Egli Taku kanë qenë për disa vite në një lidhje dashurie, e cila mori fund dy vite më parë.
Aktualisht, aktori është në një marrëdhënie të re dhe shprehet i lumtur në krah të partneres së tij. /Telegrafi/


