Please enter at least 3 characters.

Ja si e trajton portali ''Kurir'' aktin e ''njollosjes'' së zyrave të ''Tv Sitel''

2016/05/Sitel-foto-1.jpg

Portali proqeveritarë ''Kurir'', i cili gjendet në listën e mediumeve që kanë përfituar shuma të majme nga reklamat qeveritare, e trajton ''njollosjen'' e zyrave të ''Tv Sitel'' si huliganizëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky portal, konsideron se protestuesit janë mbështetur nga partia opozitare LSDM, për të cilën, portali thotë se e ka legalizuar ''Revolucionin Laraman'' dhe se pikërisht lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, qëndron pas këtij Revolucioni, duke theksuar se Zaevi nxit demonstrata vandalizuese.

''Kurir'' konsideron se LSDM-ja po udhëheq luftë të rrejshme për liri të mediave./Telegrafi/