Please enter at least 3 characters.

Ja pse ka pemë të përkulura (Foto)

2016/06/p111.jpg
16:"© Dennis Downes

Ndër dekada ekspertët janë habitur me përkuljen e pemëve në SHBA.

Pas disa hulumtimesh, një hulumtues ka arritur të zbulojë se këto pemë të pazakonshme nuk janë një fenomen natyror, por një sekret i amerikanëve autokton, për të gjetur rrugën përmes pyjeve.

Dennis Downes dëgjoi histori të ndryshme për fiset vendase që jetonin përreth lumit Miçigan.

Më shumë se një shekull më parë, këto fise do të përdornin rrugë të fshehta për të gjetur pasazhe të sigurta përmes pyjeve dhe ujërave, raporton Atlas Obscura.

Sipas Downes, amerikanët vendas kultivonin pemë të reja, i lakonin ato në këtë formë për të shënuar vendkalimin.

Dhe përderisa këto fise ka kohë që janë zhdukur nga këto pyje, pemët kanë mbetur si përkujtues të rrugëve të paharruara, të një mënyre të harruar të jetesës. /Shekulli/

View post on imgur.com