Please enter at least 3 characters.

Ja kur lansohet projekti i ri i Era Istrefit (Foto)

2016/05/Era-Istrefi-Bonbon-screenshot-2016-billboard-650-e1464530542462.jpg

Këngëtarja Era Istrefi po vazhdon të shijojë suksesin ndërkombëtar me këngën “Bonbon”.
Së shpejti pritet që Era të lansojë këngën e saj më të re, është bërë e ditur edhe dita se kur do të publikohet projekti më i ri i saj.

Ka qenë vet kompania “Ultramusic” e cila ka njoftuar se këtë të premte me 10 qershor, do të lansohet kënga e re e Era Istrefit.

Fansat nga e gjithë bota janë duke pritur me padurim projektin e parë të këngëtarës, i cili do të jetë i pari që do të lansohet nga një kompani e huaj muzikore siç është “Ultramusic” e cila tashmë menaxhon karrieren e këngëtares nga Kosova.