Please enter at least 3 characters.

Ja disa pyetje që mund të relaksojnë atmosferën në takimin e parë

2023/10/shutterstock_360529100-Custom-1.jpg

Për të reduktuar në minimum shqetësimin gjatë takimit të parë, eksperti i marrëdhënieve, James Thomas, zbuloi disa këshilla dhe pyetje që mund t'ju ndihmojnë

Takimet e para mund të jenë të vështira e të sikletshme dhe shumë shpesh ka pasiguri. Megjithatë, ka disa pyetje që, sipas një eksperti të marrëdhënieve, mund t'i bëni dhe të lehtësoni bisedën.

Thomas sugjeron të pyesni partnerin e mundshëm se cila është mënyra e tij e preferuar për t'u relaksuar, pasi përgjigjja mund të japë njohuri për zakonet e tij, ndryshe nga një pyetja e lidhur me pasionin, transmeton Telegrafi.

Nëse personi është, për shembull, një adhurues i filmave: "Cila ishte gjëja e fundit që keni parë?" mund të thellojë më tej komunikimin.

lexo po astu

“Çfarë të pëlqen të gatuash më shumë?”, siç shprehet eksperti, mund t’ju ndihmojë të mësoni më shumë për shijen e partnerit tuaj, megjithatë, nëse atij nuk i pëlqen të gatuajë, interesohuni për ambiciet e tij duke pyetur: “Çfarë dëshiron të mësosh?"

lexo po astu

Thomas ju këshillon të bëni edhe pyetjen: “Çfarë do të bësh nëse do ta dish që nesër është fundi i botës?”, sepse kështu do të zbuloni më së miri personalitetin e personit me të cilin po takoheni.

Përveç pyetjeve të mëparshme, nëse jeni të interesuar edhe për pjesën më banale të jetës së partnerit tuaj, mos hezitoni të pyesni: “Cila është gjëja më e çuditshme që keni blerë online?”, e cila do t'ju japë përgjigje për blerjen.

Pyetja e fundit që sugjeron Thomas është: “Cila është gjëja më e mirë që të ka ndodhur këtë javë?”, me të cilën mund të thyeni lehtësisht akullin dhe ta drejtoni bisedën në anën pozitive. /Telegrafi/