Please enter at least 3 characters.

Izolimi i Britanisë së Madhe nga COVID-19, bën që ujërat e turbullta të këtij vendi të pastrohen dhe të ngjajnë me ato të vendeve tropikale

2020/04/1-354.jpg

Fotografi të shkrepura nga ajri tregojnë edhe anën pozitive të mbylljes së Britanisë së Madhe për shkak të coronavirusit - ujërat e turbullta të brigjeve të këtij vendi tani janë bërë kristal të pastra.

Pamjet e shkrepura nga droni në Portsmouth, tregojnë se si deti duket shumë i ngjashëm me vendet tropikale - e kjo po ndodh për shkak të mos ndotjes së ujit nga anijet e shumta, të cilat nuk po lundrojnë si rezultat i izolimit nga pandemia e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Mike Woods që ka shkrepur fotografitë dhe ka një biznes të familjes që punon me dronë të quajtur Solent Sky, ka thënë se shumë është përfolur për ngjyrën e ujit në këtë rajon.

Ngjyra e detit ndikohet nga shumë faktorë siç janë edhe rrezet e diellit që reflektojnë mbi sipërfaqe. Por, është edhe ndotja e ajrit dhe ujit me anije të shumta dhe hedhje të plastikës e gjësendeve tjera.

Megjithatë izolimi i qytetarëve të Britanisë së Madhe, ka bërë që ky ujë ta merr ngjyrën e ishujve tropikal që jemi mësuar t’i shohim nëpër filma. /Telegrafi/