Please enter at least 3 characters.

"Iu thashë paga le të jetë sa e meritoj, pas disa muajve më dhanë makinë dhuratë" - Gjeraj tregon si u befasua nga drejtuesit e klubit pas paraqitjeve fantastike

Ish-futbollisti i njohur tanimë trajner me profesion, Robert Gjeraj, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.

Gjeraj ka bërë një rrëfim tejet interesant duke zbuluar se si ishte shpërblyer me një makinë nga drejtuesit e Vëllaznimit pas paraqitjeve të tij fantastike me klubin atë kohë.

“Unë shkova tek Vëllaznimi, prapë kam shkuar me propozim të Ndrec Komanit, një lojtar me të cilin kemi luajtur bashkë në Besë”.

“Vëllaznimi atëherë e mori Skënder Bajrami që ka qenë investitor më i madhi dhe në atë kohë ka dhënë shumë për Vëllaznimin”.

“Dola në takim me atë më tha sa para i do, unë i thashë nuk dua para veç nëse e meritoj, ata kishin marrë shumë para lojtarët e tjerë, unë thashë sa t’i meritoj m’i jepni”.

“Ma dhuruan mundësinë me lujtë në lojë miqësore dhe më futën e zura vendin, luajta mirë”.

“Drejtori i klubit Alfred Bajrami kur e pa që po angazhohesha dhe nuk kisha marrë para sa kishin marrë tjerët, unë e kisha një Golf 3 ai më tha çfarë veture ke qejf dhe ai ma bleu një veturë dhuratë për angazhimin”, ka thënë Gjeraj.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/