Italia dhe Spanja ndahen baras (Video)
19:"© AFP/Getty Images
24/03/2016
Italia dhe Spanja kanë barazuar me rezultat 1-1 në miqësoren e zhvilluar në Friuli të Udines.
Të dyja ekipet u përballën në takimin përgatitor para Euro 2016.
Pjesa e parë ishte monotone, me dominim të Italisë në raste, por pa konkretizim.
Në pjesën e dytë Spanja insistoi më shumë, por Italia kaloi e para në epërsi.
Giaccherini gjeti Insignen i cili realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Azzurëve (68').
Vetëm dy minuta më vonë (70') Audriz shënoi nga një pozitë e dyshimtë për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Ky duel nuk ka aspak rëndësi, thjesht është matës i forcave përgatitore para dueleve në Euro 2016. /Telegrafi/


