Please enter at least 3 characters.

Isuf Musliu: Unë jam fitues në Shtime

2016/01/isuf-musliu-un-euml-jam-fitues-n-euml-shtime_hd.jpg

Arsyet e tij janë si më poshtë:

“1. Në të gjitha vendvotimet nuk iu është caktuar komisionerë as vëzhgues, nuk iu është lejuar as të hyjnë brenda;

2. Në bazë të dhënave të verifikuara për Kandidatin e pavarur Prof. Dr. Isuf Musliun kanë votuar 5200 votues të cilët i ka në të gjitha qendrat e votimeve;

3. Votuesve nuk iu është lejuar fotografimi i votës për arsye të vjedhjes me qëllim të caktuar;

4. Kandidati i pavarur i ka të gjitha nënshkrimet e votuesve të cilët e dëshmojnë edhe sot e kësaj dite nënshkrimin e vet me dokumentet personale;

5. Ku janë këto votime dhe kush i ka vjedhur le të merret ligji dhe prokuroria e Republikës së Kosovës;

6. Unë e shpalli veten fitues në bazë të dëshmive të votuesve dhe prezenca e tyre është e gatshme të paraqitet para drejtësisë;

7. Në qofte se këta votues të cilët po pohojnë që e kanë dhënë votën e tyre të pavarur pa kurrfarë kushti nga ana e Prof. Dr. Isuf Musliut le të ndëshkohen para drejtësisë sepse është shkelje e dinjitetit dhe personalitetit të tyre;

8. Kërkoj sqarim të menjëhershëm dhe do t’i lajmërojmë të gjitha mediat, duke përfshirë televizionet, gazetat, mediat elektronike, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në letrën e tij.

Ndryshe, sipas të dhënave të KQZ-së, ai ka fituar 59 vota, apo 0,48 për qind të votuesve. /Telegrafi/