Ismet Munishi me shkrim emocional për Maradonën: Sa të desha idhulli im, të tregon emri i birit tim – lamtumirë mbret
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka bërë një shkrim emocional në rrjetet sociale pas vdekjes së legjendës Diego Armando Maradona.
Dita e mërkurë është ditë e kobshme për futbollin botëror pasi legjenda argjentinase, Diego Maradona ka ndërruar jetë.
Vdekja e Maradonës vjen shkaku i një sulmi në zemër në moshën 60-vjeare dhe kjo ka mërzitur gjithë spektrin sportiv.
Njëri nga ta padyshim se është edhe ish-futbollisti dhe tani trajneri nga Kosova, Ismet Munishi.
Munishi ka treguar për dashurinë ndaj Maradonës, saqë edhe e djalit të tij ia kë vënë emrin e legjendës argjentinase.
Postimi pa ndërhyrje i Ismet MunishitLamtumirë MbretSa e dashte futbollin , tregon pasioni qe pate per lojen .Sa e dashte topin , tregon se ti nuk dite të jetosh pa topin e njerzit te keqperdoren.Sa te dashta unë idolli im të tregon emri i birit tim.Se kush ishe ti per popullin tend na tregon Argjentina keto dite kur të jep lamtumiren ty.Lamtumirë Diego Armando MaradonaLamtumire pjesa më e mirë e fëmirisë dhe rinisë sime.Lamtumirë më i madhi i më të mëdhnjeve i të gjitha kohërave/Telegrafi/


