Please enter at least 3 characters.

Ismet Munishi, gati për stolin e Vllaznisë së Shkodrës

2016/01/ismet-munishi-gati-p-euml-r-stolin-e-vllaznis-euml-s-euml-shkodr-euml-s_hd.jpg

Drejtori sportiv i klubit shkodran, Armir Grima, dy ditë më parë ka udhëtuar drejt Kosovës, ku ka takuar trajnerin Ismet Munishi. Ky i fundit shpalli kampione skuadrën e Llamko Kosovës gjatë sezonit të kaluar, ndërsa aktualisht nuk është në drejtimin e ndonjë ekipi. Lajmin e kanë konfirmuar dje edhe mediat kosovare. Sipas gazetës “Arena”, Grima është takuar me Munishin dhe gjasat më të mëdha janë që ai të jetë trajneri i ri i Vllaznisë.