Please enter at least 3 characters.

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë vihet nën hetim për tre vepra penale

2023/03/A-eshte-distancuar-Ahmetaj-nga-PS-Gjikunri_-Nuk-mbajtem-shenim-kush-erdhi-kush-nuk-erdhi-ne-feste-1280x720-1.jpg

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Emri i Ahmetajt është shënuar në regjistrin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime për tre vepra pena si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.

Pak ditë më parë, ai kundërshtoi kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së tij, si dhe në banesën e ish-gruas.

Në ankimim citohej se kontrollet janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. /Telegrafi/